Ligji i parë i Njutonit

⬅ Kthehu

Shembuj praktikë nga jeta e përditshme

1. Topi i futbollit: Topi qëndron në vend derisa dikush e godet. Ai nuk fillon të lëvizë vetë pa një forcë të jashtme.

2. Tërheqja e shpejtë e një karrigeje: Nëse dikush tërheq shpejt karrigen ku je ulur, trupi yt bie poshtë sepse trupi yt ishte në qetësi dhe nuk lëviz menjëherë me karrigen.

3. Një libër mbi tavolinë: Një libër mbi tavolinë qëndron aty derisa dikush ta shtyjë ose ta marrë sepse ai nuk fillon të lëvizë vetë pa forcë të ushtruar.

4. Ashensori që nis lëvizjen: Kur ashensori niset lart papritur, ndihesh sikur shtyhesh poshtë sepse trupi yt tenton të qëndrojë në gjendjen e mëparshme (në qetësi).

5. Qëndrimi ulur në karrige: Ti qëndron ulur derisa vendos të ngrihesh, pra trupi yt ruan gjendjen e qetësisë.

Punoi:Amarsja Kllomollari

Kthehu në faqen kryesore